Monday, November 25, 2024
HomeLajmeKosovaDrejtori i Policisë kërkon të kursehet nga pyetja rreth lirimit të ish-krerëve...

Drejtori i Policisë kërkon të kursehet nga pyetja rreth lirimit të ish-krerëve të UÇK-së

Dhomat e Specializuara të Kosovës në Hagë, që në diskursin publik quhet Gjykata Speciale, ka kërkuar nga Policia e Kosovës që brenda dy javësh të ofrojë informacione në lidhje me autorizimet dhe kapacitetet e saj për të zbatuar kushtet që kanë të bëjnë me lirimin e përkohshëm të mundshëm nga paraburgimi të drejtuesve të UÇK-së, të akuzuar për krime lufte, të cilët po mbahen në paraburgim në Hagë.

Deputetja dhe anëtarja e Komisionit nga radhët e Lëvizjes Vetëvendosje, Shqipe Mehmeti-Selimi, ka pyetur drejtorin e Policisë, Samedin Mehmeti, rreth kësaj çështjeje.

“Besoj opinioni publik e di se na është bërë kërkesa nga avokatët mbrojtës, ndërsa këtë pyetje drejtojeni te Dhomat e Specializuara”, tha Mehmeti.

Në anën tjetër, anëtarja e Komisionit insistoi në pyetje, por që drejtori iu lut që ta kursente për këtë çështje.

“Ne kemi dërguar kapacitetin dhe aftësinë tonë rreth mundësisë për me siguru lirinë me kusht. Ndërsa sa i përket pyetjes së Dhomave të Specializuara, kisha pas qef me na kursy dhe atë pyetje me ua bë atyre”, përfundon Mehmeti.

RELATED ARTICLES
- Advertisment -

Most Popular

Recent Comments