Policia e Kuçovës në Shqipëri ka vënë nën pranga një 60 vjeçare.
Në informacionin e policisë thuhet se shtetasja me inicialet L.T. ka ushtruar dhunë fizike ndaj bashkëshortit dhe ngjarja ka ndodhur në shtëpinë e tyre.
“Nga specialistët e Seksionit për Krimet në Komisariatin e Policisë Kuçovë u bë arrestimi në flagrancë i shtetases L.T., 60 vjeçe, banuese në Kuçovë, pasi në banesë ka ushtruar dhunë fizike ndaj bashkëshortit të saj”, njofton policia.
Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Berat, për veprime të mëtejshme