Drejtori i përgjithshëm i Policisë së Kosovës, Samedin Mehmeti tha se serbët e mbledhur rreth pikave kufitare mes Kosovës dhe Serbisë në Jarinjë e Bërnjak, kishin qëllim që t’i shkatërronin këto dy pika kufitare me ekskavatorët që ishin vendosur në rrugë si bllokadëautomjetet që janë përdorur, shumica janë të organizatave publike”, tha Mehmeti..
Mehmeti, në mbledhjen e Komisionit për Çështje të Sigurisë dhe Mbrojtjes tha se këto informacione Policia i posedonte më 10 shtator, ndërsa shtoi se planifikohej të shkatërrohej edhe konstruksioni me kontejnerë i vendosur për Policinë Speciale.
“Mëngjesin e datës 20 (shtator), kemi pranuar informacione nga agjencione të sigurisë që operojnë në Republikën e Kosovës, të detajuara, lidhur me kohën, vendin, mjetet dhe urdhrit për t’i bllokuar rrugët. Gjithashtu, informacionet e konfirmuara se më datë 19 në mbrëmje, individë të njohur për Policinë, me background kriminal, me influencë politike, kanë mbajtur takim me të gjitha strukturat ilegale dhe kanë dhënë urdhër për mobilizimin e qytetarëve dhe kishin kërkuar të shkonin masivisht drejt pikave kufitare dhe t’i bllokonin rrugët me qëllim që të pamundësohet zbatimi i vendimit të Qeverisë dhe lëvizja e Policisë”, tha Mehmeti.
Ai shtoi se serbët e mbledhur, të koordinuar me strukturat paralele dhe nga njerëz me të kaluar kriminale të njohur nga Policia, planifikonin t’i përdornin ekskavatorët e vendosur në rrugë.
“Këto informacione konfirmohen si të sakta diku rreth orës 7 të datës 20/09, kur qytetarë të ndryshëm, me kamionë, me mjete të ndryshme transportuese, fillojnë t’i bllokojnë rrugët. Aty bie në sy sidomos prezenca e ekskavatorëve, të cilët sipas informacioneve të mbledhura nga terreni, kanë qenë me qëllim që të shkatërrohen pikat kufitare, me theks të posaçëm, konstruksioni me kontejnerë i vendosur për Policinë Speciale”, deklaroi Mehmeti.
Drejtori i Policisë më tej tregoi se si organizoheshin serbët dhe se si përdoreshin nga strukturat paralele për të qëndruar në protestë.
“Zakonisht ndërrimet i kanë bërë çdo 6 orë, është vrejtur mungesa e dëshirës së qytetarëve për t’iu bashkangjitur protestës. Shpeshherë janë përdorur punëtorët e organizatave publike.