Tre emigrantë kanë vdekur në Francën jugperëndimore pasi u goditën nga një tren ndërsa ishin shtrirë në binarë, tha një zëdhënëse e policisë të martën.
Ajo tha se katër emigrantë kishin qenë në shinat e trenit rreth orës 5 të mëngjesit, kur u goditën nga një tren që udhëtonte për në Bordeaux.
Tre vdiqën menjëherë, ndërsa një tjetër u plagos rëndë, tha ajo, duke shtuar se nuk ishte e qartë pse ata ishin shtrirë në binarë.
Dy nga emigrantët kishin kombësi algjeriane, teksa kombësitë e të tjerëve nuk dihen.