Pacolli për Euronews Albania nënvizoi se ka frikë se edhe asociacioni i komunave me shimicë serbe do të firmoset siç ka kërkuar Serbia, me kompetenca ekzekutive.
“Kemi legalizuar diçka që e kemi konsideruar ilegale, kemi legalizuar diçka që nuk është kosovare, që nuk është kushtetuese. Unë kam frikë se kjo që ka ndodh nuk do të debatohet. Ata do të instistojnë që asociacioni të bëhet siç ashtu si është nënshkruar”, u shpreh ai.
Pacolli shtoi se sa i përket dialogut me Serbinë, Kurti kryeministër, kundërshton Kurtin opozitar.