Gjykata Speciale ka urdhëruar Policinë e Kosovës të njoftojë se a mundet të garantojë lirimin e përkohshëm të të akuzuarve në Hagë.
Javen e kaluar fituan betejën e parë ligjore në Dhomat e Specializuara.
Ndaj ish-krerëve të UÇK-së, Veseli, Krasniqi e Selimi u anulua vendimi për vazhdimin e paraburgimit nga gjyqtari i procedurës paraprake.
Kjo u bë nga paneli i Apelit, me arsyetimin se Nikola Giju nuk ka marrë informacionet e duhura nga Policia e Kosovës, lidhur me kapacitetet e saj për të siguruar mbrojtjen në liri.
E pikërisht për këtë, me 8 tetor gjykatësi paraprak i procedurës lëshoi një urdhër me shkrim.
“Gjyqtari i procedurës paraprake urdhëron policinë që të sigurojë informacionin lidhur me autoritetin dhe aftësinë e policisë së Kosovës për të kufizuar lirinë e lëvizjes e individëve që janë subjekt i lirimit me kusht, të monitoroje dhe kufizojë komunikimin e këtyre individëve, të bëjë administrimin e arrestit shtëpiak dhe zbatimin e kushteve lidhur me lirimin e përkohshëm, dhe rastet e mëhershme të zbatueshmerisë se kushteve lidhur me lirimin e përkohshëm ose ndalimin e personave të akuzuar për krime të rënda”.
Policia e Kosovës javën e kaluar veçse ishte deklaruar se është e gatshme të garantojë një gjë të tillë.
Me këtë situatë, ata përballen edhe kur lirohen me kusht të burgosurit në Kosovë.
Megjithatë, sipas Leotrim Gashit, hulumtues në IKD, një garancë e tillë e policisë nuk do mjaftojë për lirimin me kusht të të akuzuarve.
Videon e plotë mund ta shihni duke klikuar KËTU.