Monday, November 25, 2024
HomeLajmeKosovaNë Ditën Ndërkombëtare të Vajzave, Qeveria ndanë 1 mijë bursa studentore për...

Në Ditën Ndërkombëtare të Vajzave, Qeveria ndanë 1 mijë bursa studentore për vajza

Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, në Ditën Ndërkombëtare të Vajzave, ka bërë të ditur se qeveria të cilën ai e udhëheq nëpërmjet 1 mijë bursave studentore do të ofrojë mbështetje financiare për 1 mijë vajza studente në fushat e Shkencës, Teknologjisë, Inxhinierisë dhe Matematikës.

“Të drejtë aplikimi do të kenë të gjitha studentet e rregullta të fushave STEM në vitin akademik 2021-2022 në nivelin bachelor”, ka shkruar Kurti në llogarinë e tij në Facebook.

Tutje, kreu i Qeverisë së Kosovës tha se e drejta për t’u shkolluar është universale dhe duhet t’u garantohet të gjithëve pa dallim.

“Prandaj edhe kemi marrë vendimin që arsimi i lartë në Kosovë në nivelet Bachelor dhe Master të jetë falas”.

“E drejta e vajzave për arsimim, veçanërisht në fushat e shkencës, teknologjisë, inxhinierisë dhe matematikës, është e panegociueshme”, është shprehur Kurti.

RELATED ARTICLES
- Advertisment -

Most Popular

Recent Comments