Sunday, November 24, 2024
HomeLajmeKosovaPDK mbush sallën në Skenderaj, nuk respekton masat anti-COVID

PDK mbush sallën në Skenderaj, nuk respekton masat anti-COVID

Partia Demokratike e Kosovës të hënën zhvilloi fushatë për zgjedhjet komunale në disa komuna të vendit, ndërkohë që “tubimin madhështor” siç u paralajmërua, e mbajti në Skenderaj në përkrahje të Fadil Nurës që synon postin e kryetarit.

Në takimin që e organizoi Rinia Demokratike e Kosovës, veç deputetëve të shumtë të Kuvendit të Kosovës, Nurës i doli në krah edhe Sami Lushtaku të cilit iu mohua e drejta të kandidojë, e nuk mungoi as djali i ish presidentit Hashim Thaçi, Endriti.

Nuk është se u dhanë zotime, por të rinjve këtu iu kërkua vota e tyre dhe e gjithë familjarëve të tyre.

Gjatë këtij tubimi në sallën e kulturës në Skenderaj fare pak u respektuan masat anti-Covid. Maska vendosën simpatizantë aty-këtu e për distancë as që bëhej fjalë, megjithëse krejt kjo pamje nuk i bëri përshtypje Lushtakut, i cili ndonëse u pyet për mos-respektimin e masave deklaroi vetëm se nga ngjarja mori energji të madhe nga të rinjtë e partisë.

Klan Kosova qëndroi gjatë ditës edhe në disa aktivitete të kandidatit të PDK-së për kryetar të Fushë Kosovës, Rrahim Tërnava të cilat i sjellë kronika më poshtë.

 

RELATED ARTICLES
- Advertisment -

Most Popular

Recent Comments