Monday, November 25, 2024
HomeLajmeKosovaNovi Pazar-Mal i Zi-Pejë, nga erdhën arsenali i armëve që u konfiskuan...

Novi Pazar-Mal i Zi-Pejë, nga erdhën arsenali i armëve që u konfiskuan nga Policia

Eksperti i sigurisë, Bedri Elezi, ka folur për aksionet e fundit të Policisë së Kosovës ku janë sekuestruar sasi të mëdha të armëve dhe janë arrestuar pesë persona të dyshuar për terrorizëm.

Elezi thotë se kemi të bëjmë me persona që kanë qenë edhe më parë të arrestuar.

“Dy persona që janë arrestuar kanë qenë pjesë e luftës në Siri dhe Irak. Përvojat dhe eksperiencat që i kanë marrë në ato zona mund të paraqesin rrezik të lartë për sigurinë”, tha ai.

Eksperti i sigurisë thotë se për fat të keq kufijtë e Kosovës janë të brishtë dhe këtu mund të futen pa ndonjë problem armë.

Ai thotë se këto raste duhet të merren me seriozitet pasi mund të cenojnë sigurinë e Kosovës.

Elezi ka dyshime që armët mund të jenë futur në Kosovë përmes Malit të Zi në Pejë.

“E dimë se në Novi Pazar ka shumë persona të radikalizuar. Nga Novi pazari përmes Malit të Zi këto armë lehtësisht mund të futen në Pejë. Lidhjet e Kosovës me Novi Pazarin ekzistojnë që nga koha e luftës në Siri e Irak”, deklaroi Elezi.

RELATED ARTICLES
- Advertisment -

Most Popular

Recent Comments