Policia në Prizren ka bërë të ditur se më datë 7 gusht 2021, në rrugën “Enver Hadri” në Prizren, kishte ndodhur një rast lëndim i rëndë trupor. Dy të dyshimtë kishin lënduar një person viktimë dhe njëri nga të dyshuarit kishte qenë në arrati.
“Në punën operative-hetimore dhe video gjirimeve policia ka identifikuar dy persona të dyshimtë për të cilët kishte ngritur kallëzim penal, njëri ishte ndaluar në mbajtje menjëherë në kohën e incidentit, ndërsa sot, me datë 11 tetor 2021, i dyshimti tjetër i cili kishte qenë në arrati ishte paraqitur pranë prokurorit të lëndës dhe i njëjti është ndaluar. I dyshimti G.Th i lindur në vitin 2001, përveç incidentit lëndim i rëndë trupor, i njëjti ishte në posedim të armës në pronësi, kontroll dhe posedim te paautorizuar të armës”, thuhet nga policia.
Për këtë rast i dyshuari me aktvendim të prokurorit të Shtetit u ndalua në mbajtje në afat prej 48 orë.
Rasti është nën hetime.