Saturday, November 23, 2024
HomeLajmeKosovaArrestohen dy persona për “Keqpërdorim të detyrës zyrtare” dhe “Kontrabandim me mallra”

Arrestohen dy persona për “Keqpërdorim të detyrës zyrtare” dhe “Kontrabandim me mallra”

Njësia Rajonale për Hetimin e Krimeve Ekonomike dhe Korrupsionit në Gjilan, pas pranimit të rastit nga Policia Kufitare,  hetimeve paraprake si dhe punës operative në terren, ka arritur të sigurojë informata/dëshmi në lidhje me dyshimet për aktivitet kriminal në Komunën e Kamenicës. Dëshmitë e mbledhura gjatë fazës së hetimit kanë krijuar dyshimin për kryerjen e veprave  penale “Keqpërdorim të detyrës zyrtare” dhe “Kontrabandim me Mallra”.

“I dyshuari M.A. (1970) mashkull kosovar, zyrtar (roje e pyjeve), më datë 05.10.2021 në cilësinë e zyrtarit të Ekonomisë së Pyjeve K.K. Kamenicë, ka damkosur drunjtë për të cilët dyshohet se ka pasur njohuri se janë kontrabanduar.

Më këto veprime i dyshuari M.A. dyshohet se ka kryer veprën penale: “Keqpërdorim i pozitës apo autoritetit zyrtar””, njofton policia.

“Ndërsa i dyshuari i dytë,  N.K, (1963) mashkull kosovar,  duke vepruar në kundërshtim me ligjet në fuqi, ka kontrabanduar një masë të konsiderueshme drunore dhe më pas në bashkëveprim me zyrtarin (rojën e pyjeve), ka dashur që masën drunore ta legalizojë (damkosë), në mënyrë që më pas të njëjtat të transportohen në tregun e Kosovës.

Më këto veprime i dyshuari N.K. dyshohet se ka kryer veprën penale: “Kontrabandim i mallrave””, thuhet tutje në njoftimin e policisë.

Në konsultim me prokurorin e lëndës, masa drunore është sekuestruar, ndërsa dy të dyshuarit e lartshënuar, janë intervistuar në prezencë të avokatëve të tyre mbrojtës dhe më pas me urdhër të prokurorit kompetent të dyshuarit janë dërguar në mbajtje për 48 orë.

RELATED ARTICLES
- Advertisment -

Most Popular

Recent Comments