Tuesday, November 26, 2024
HomeLajmeShqipëri, sherr dhe të shtëna me armë afër një shkolle, plagosen 6...

Shqipëri, sherr dhe të shtëna me armë afër një shkolle, plagosen 6 persona

Të shtëna me armë zjarri janë regjistruar mëngjesin e kësaj të hëne në afërsi të shkollës ‘Çajupi’, në kryeqytet.

 

Nga informacionet paraprake dyshohet se disa banorë të zonës janë përfshirë në një konflikt dhe si pasojë e përleshjeve raportohet të jenë plagosur me sende të forta disa persona, ndërsa njëri prej tyre ka shkuar në spital për ndihmë mjekësore.

Dyshohet se është qëlluar në ajër me armë zjarri, por fatmirësisht nuk pati persona të lënduar.

Policia ka mbërritur menjëherë në vendngjarje si dhe ka sekuestruar edhe armën e zjarrit, si dhe ka shoqëruar në komisariat pesë persona.

Njoftimi i policisë:

Pas marrjes së njoftimit se në rrugën “Kongresi i Manastirit” ishin duke u konfliktuar dyshohet me sende të forta 6 persona, menjeherë në vendngjarje kanë shkuar sherbimet e Policisë Rrugore, të cilat ishin në patrullim dhe kanë ndërhyrë menjeherë. Më pas në ndihmë të tyre kanë ardhur sherbimet e Patrullës së Përgjithshme dhe Forcat “Shqiponjat”të cilët kanë bërë të mundur parandalimin e përshkallëzimit të metejshëm të konfliktit dhe shoqërimin e 5 shtetasve të dyshuar si pjesëmarrës në konflikt, për veprime të metejshme.

Si pasojë e konfliktit janë dëmtuar lehtë disa shtetas, ku njëri prej tyre shtetasi E. K. 32 vjeç, ka shkuar në spital për ndihmë mjekësore, i dëmtuar me sende të forta.

Në vendngjarje është sekuestruar një armë zjarri pistoletë, ku po kryhen veprimet përkatëse për të mësuar kujt i përket nga të shoqëruarve.

Sqarojmë se nuk ka persona të lënduar nga përdorimi i armës së zjarrit.

Vijon puna nga Grupi hetimor për sqarimin e rrethanave të ngjarjes dhe dokumentimin e plotë të saj.

RELATED ARTICLES
- Advertisment -

Most Popular

Recent Comments