Wednesday, November 27, 2024
HomeBotaProtestat kundër ‘Polexit’, Polonia kërkon qëndrimin në BE

Protestat kundër ‘Polexit’, Polonia kërkon qëndrimin në BE

Një reformë drejtësie e nxitur nga partia nacional-konservatore, PiS dhe kërcënimi i daljes nga BE kanë shkaktuar protesta në mbarë Poloninë. 

Aksione proteste ka pasur në 100 qytete dhe komuna të Polonisë. Më shumë se 100.000 demonstrues tremben, se politika e partisë nacional-konservatore “Ligj dhe drejtësi”, PiS e kryeministrit, Mateusz Morawiecki do ta nxjerrë Poloninë jashtë BE me kursin kritik. Për këtë po përdoret ndërkohë edhe nocioni “Polexit”, duke iu referuar Brexit, daljes së Britanisë së Madhe nga BE.

Vetëm në kryeqytetin Varshavë kanë demonstruar më shumë se 80.000 vetë kundër konfliktit të qeverisë e Gjykatës Kushtetuese me institucionet e BE dhe për qëndrimin e vendit në komunitetin europian. “Ne qëndrojmë”, thërrisnin demonstruesit duke valëvitur flamujt e BE dhe Polonisë.

Gjykata Kushtetuese e Polonisë vendosi së fundmi, se pjesë të caktuara të së drejtës së BE shkelin kushtetutën polake. Me këtë ajo i dha prioritet së drejtës kombëtare para asaj të BE. Ky vendim ka ndezur konfliktin mes Komisionit Europian dhe Varshavës në lidhje me reformimin e sistemit të drejtësisë në Poloni.

Thirrja për protesta erdhi nga ish-presidenti i Këshillit të BE, dhe drejtuesi i opozitës polake, Donald Tusk. Para demonstruesve në Varshavë, ai tha, se partia qeverisëse, PiS nuk po i bën bisht qëllimit të saj për ta nxjerrë vendin nga BE.

Ne e dimë, pse ata duan të largohen nga BE”, tha Tusk, që drejton Platformën Qytetare liberal-konservatiore. “Që të shkelin pa ndëshkim rregullat demokratike.” Tusk u shpreh, se vendi i Polonisë është në Europë, dhe shtoi. “Ne do të fitojmë, sepse jemi më shumë!” Donald Tusk dhe të tjerë që morën fjalën në protestë u ndërprenë në thirrja e fishkëllima të përkrahësve të PiS në një kundërdemonstratë.

RELATED ARTICLES
- Advertisment -

Most Popular

Recent Comments