Në një postim në Facebook, Krasniqi është shprehur se në praninë e përkrahësve të entuziazmuar, u zotuan për të nisur projektin për ndërtimin e memorialit të daljes në skenë të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës.

“Kjo pjesë kapitale e historisë sonë më të re, që shënon epokën e çlirimit nga robëria, meriton të kujtohet me respekt e dinjitet, ashtu siç ishte kauza jonë për çlirim, ashtu siç ishte Ushtria Çlirimtare e Kosovës. UÇK është zemra e Kosovës, ndërsa PDK është në zemrën e Drenicës.”, shkruan ai.