Të paktën katër persona janë vrarë dhe pesë të tjerë janë plagosur pas shpërthimit të një makine-bombë në qytetin Aden, në jug të Jemenit.
Zyrtarët thanë se katër të vdekurit ishin ushtarë, ndërkaq tre persona që u plagosën janë civilë, përfshirë edhe një fëmijë.
Sipas agjencisë shtetërore të lajmeve, ky sulm ishte “një përpjekje terroriste për tentim-vrasje” ndaj guvernatorit Ahmed Lamlas, që është sekretar i përgjithshëm i Këshillit Tranzitor Jugor (STC). Ky këshill është në garë me Qeverinë qendrore që mbështetet nga Arabia Saudite, për kontrollin e Adenit dhe pjesës jugore të vendit.
Qeveria dhe STC-ja janë aleatë në koalicionin e udhëhequr nga sauditët për të luftuar rebelët Huthi, që mbështeten nga Irani, edhe pse raportet mes tyre shpesh janë të tensionuara.
Ndarjet në jug të Jemenit janë komplikuar përpjekjet e Kombeve të Bashkuara për t’i dhënë fund luftës në Jemen, që ka lënë të vdekur dhjetëra-mijëra persona.