Shërbimi Spitalor Klinik e Universitar i Kosovës ka bërë të ditur se 102 pacientë janë në trajtim në spitalet rajonale dhe QKUK për shkak të COVID-19.
Prej tyre sipas SHSKUK’së, 5 janë në mjekimin intensiv në gjendje të rënduar shëndetësore, ndërsa 66 janë me oksigjenoterapi.
Klinika Infektive, 23 pacientë
Klinika Infektive II ( Mjekësi Sportive) 8 pacientë
Klinika e Pulmologjisë, 19 pacientë post-covid-19
Mjekimi Intensiv në Klinikë Infektive, 3 pacientë
Spitali i Prizrenit, 11 pacientë
Spitali i Gjakovës, 4 pacientë
Spitali i Gjilanit, 11 pacientë
Spitali i Mitrovicës, 9 pacientë
Spitali i Ferizajt, 14 pacientë