Monday, November 25, 2024
HomeLajmeKosovaInfektimi për shumë kohë me COVID ndikon në funksioni e mushkërive, të...

Infektimi për shumë kohë me COVID ndikon në funksioni e mushkërive, të shëruarit e vaksinuarit të dhurojnë gjak

Ushtruesi i detyrës së drejtorit të Klinikës Infektive, Arben Vishaj, ka treguar rreth mutacioneve të virusit Covid-19 dhe përhapjen në Kosovë.

Ai theksoi se vaksinimi është tejet i rëndësishëm për mbrojtjen nga efektet që mund t’i shkaktojë virusi.

Mutacionet e viruseve janë të mundshme dhe format e rënda të cilat manifestojnë ndryshime në mushkëri po lënë pasoja të rënda për pacientët, kështu ka thënë ai.

Sipas Vishajt, prania e infeksionit në mushkëri që zgjat te pacientët në të ardhmen mund të ketë vështirësi në rikuperim dhe rikthim në normalitet sepse dëmtimet janë të mëdha.

“Mutacionet e viruseve janë të mundshme. Ne formën e fundit mutante ende nuk e kemi dokumentuar te pacientët tanë. Por kjo nuk do të thotë që ai nuk është në mesin tonë. Format e rënda të cilat manifestojnë ndryshime qoftë në mushkëri po lënë një situatë të vështirë për pacientët tanë. Thuajse dy muaj ditë pasi që kalojnë sëmundjen kanë vështirësi derisa të vinë te rikuperimi”, tha Vishaj për EO.

“Vaksina ka rolin të parandalojë infeksionin dhe ka rolin e jashtëzakonshëm në qoftë se ndodhë infeksioni pacientët mos ta kalojnë formën e rëndë dhe mos të përfundojnë me vdekje dhe të mos kenë invaliditet. Jemi duke e vërejtur se te pacientët që zgjat prania e infeksionit në mushkëri prania e ndryshimit në mushkëri bëhen të tilla që këta pacientë në të ardhmen kanë vështirësi të mëdha me rikuperimin e tyre dhe rikthimin në normalitet sepse dëmtimet janë të mëdha saqë disa pjesë të mushkërive iu dalin edhe prej funksionit”, shtoi ai.

“Normaliteti varet nga gatishmëria e qytetarëve për t’u vaksinuar. Sa më shumë që të vaksinohemi koha për t’u kthyer normaliteti shkurtohet dhe ajo vjen vetëm përmes vaksinimit”, tha Vishaj.

Ndërsa, drejtoresha në Qendrën për Transfuzion të Gjakut, Bukurie Zhubi, ka treguar se kur mund të dhurojnë gjak personat që janë prekur nga Covid-19.

Ajo ka bërë apel te popullata që të dhurojnë gjak sepse është më se i domosdoshëm për pacientët e shtrirë në spital.

“Nëse flasim për dhurim të gjakut mund të themi që pas kalimit të sëmundjes 14 deri në 30 ditë nëse pacienti nuk ka pasur simptoma të sëmundjes dhe nuk ka pasur ankesa atëherë ai mund të kyçet në dhurimin vullnetar të gjakut për arsye se forma të lehta të sëmundjes kalojnë më lehtë dhe lënë pasoja më të pakta te pacientët të cilët kanë kaluar Covidin dhe mundësinë më të madhe për të dhuruar gjak dhe njëkohësisht që këta dhurues të kenë mundësi të dhurojnë edhe plazmën kovalesente për trajtim si terapi shoqëruese te pacientët me Covid-19”, tha Zhubi.

“Dy javë deri në një muaj ditë pas kalimit të sëmundjes pa simptoma, pa ndonjë përdorim të ilaçit shtesë mund t’i kyçen dhurimit të gjakut. Po ashtu edhe vaksinimi është një faktor tjetër që mund të ndikojë në dhurimin e gjakut por duhet të kemi parasysh që dhurimi i gjakut mund të realizohet dy ditë pas marrjes së vaksinës Covid, të Pfizer dhe Modernes ndërsa të vaksinave të gjalla dhurimi i gjakut mund të realizohet një muaj pas marrjes së vaksinave. Unë bëjë apel te popullata të vijnë të dhurojnë gjak dhe të vazhdojnë me dhurimin e gjakut sepse marrja e vaksinës nuk është kundër indikacion për të dhuruar gjak. Gjaku është më se i domosdoshëm për pacientët që i kemi të shtrirë në spital”, shtoi ajo.

RELATED ARTICLES
- Advertisment -

Most Popular

Recent Comments