Mesfushori i Chelseas, Jorginho ka folur për gjasat që të fitojë Topin e Artë këtë vit.
Italiani ka kaluar një vit të suksesshëm duke fituar Ligën e Kampionëve me Chelsean, pastaj Kampionatin Evropian me Italine.
Italiani tha se do ishte e pabesueshme sikur të fitonte Topin e Artë këtë vit.
“Do ishte e pabesueshme të fitoja këtë herë Topin e Artë, është e vështirë të shpjegoj si ndihem”.
“Është diçka që dukej larg kur nisa futbollin dhe tani e shoh sa afër është, është shumë bukur”, deklaroi ai.
Jorginhos pos dy trofeve të lartë përmendur, ka fituar edhe Superkupën e UEFA-së, ndërsa dy rivalët kryesorë thuhet se janë Lionel Messi dhe Robert Lewandowski.