Sunday, November 24, 2024
HomeLajmeKosovaKomandanti i KFOR-it përshëndet me shfaqjet “Faleminderit komunitetit të Kosovës”

Komandanti i KFOR-it përshëndet me shfaqjet “Faleminderit komunitetit të Kosovës”

Grupi Alpini i Brigadës Taurinense (ushtria italiane), në shtabin e KFOR-it interpretoi një mesazh muzikor të paqes dhe tolerancës për komandantët ushtarakë dhe përfaqësuesit e institucioneve të Kosovës.

Sipas një njoftimi të KFOR-it, turneu muzikor i grupit Taurinense do të vazhdojë me katër koncerte në qytete të ndryshme të Kosovës (Ferizaj, Pejë, Prizren, Prishtinë), i cili do të mbahet në përputhje me të gjitha masat mbrojtëse kundër Covid-19, duke filluar nga dita e shtunë 9 tetor, deri të premten më 15 tetor.

“Shfaqjet me titull “Faleminderit komunitetit të Kosovës”, janë mesazhi me të cilin Komandanti i KFOR-it, gjenerali Franco Federici dëshiron të përshëndesë të gjitha komunitetet në Kosovë tani që po i afrohet fundit të mandatit të tij, dhe përfshin këngë nga traditat muzikore italiane dhe ndërkombëtare. Fanfare gjithashtu do të performojë vepra të pabublikuara. Si zakonisht, koncertet do të përfundojnë me tingujt e Marshit të Alpinit dhe Himnit Italian. Grupi Taurinense, do të jetë i përbërë nga 30 muzikantë dhe repertori i tij, përveç muzikës ushtarake, gjithashtu do ketë edhe pjesë simfonike dhe të lehta me një fokus të veçantë në repertorin origjinal të grupit”, thuhet në njoftim.

Ansambli muzikor do të merr pjesë edhe në ceremoninë e Komandantit të KFOR-it, të premten më 15 tetor.

RELATED ARTICLES
- Advertisment -

Most Popular

Recent Comments