Stacioni policor Qendra në Prishtinë ka bërë të ditur se zyrtarët policor kanë parandaluar një konflikt mes disa nxënësve në një shkollë të kryeqytetit.
Në njoftimin e policisë thuhet se në stacionin policor i kishin shoqëruar katër nxënës pas marrjes së informatave se personat në fjalë kishin lënë një takim për të “zgjidhur” një mosmarrëveshje mes tyre.
“Pas përfundimit të intervistimit, në prezencë të zyrtarit të Qendrës për Punë Sociale, prindërve të nxënësve të përfshirë, personat e dyshuar janë proceduar më tej, në koordinim me prokurorin për të mitur”.
“Vlerësojmë shumë, kontributin e secilit qytetar. Bashkëpunimi juaj me Policinë e Kosovës, po ndikon dukshëm në parandalimin e dukurive negative”, thuhet në njoftim.