Sunday, November 24, 2024
HomeLajmeKosova“Tani do të kemi një varr për t’i kujtuar”, fjalët e djalit...

“Tani do të kemi një varr për t’i kujtuar”, fjalët e djalit që i varrosi sot eshtrat e babait të vrarë në Rezallë

Shaban Deliu është banor i Rezallës i cili varrosi sot eshtrat e babait, të cilit i kishte hapur varrin shumë vite më parë, ndërsa për dy dekada nuk dinte asgjë për fatin e tij. Ai u shpreh se sot, pas gjetjes së trupit të të atit ndjehet më i lehtësuar.

“Sot kur i kemi gjetur trupat në Kizhevak të Serbisë ndjehemi disi te lehtësuar sepse pas kaq shumë vitesh eshtrat e tyre do të pushojnë te qetë dhe do të kemi një varr për t’i kujtuar si u flijuan për liri. Ne nuk do te ndalemi, do të kërkojmë drejtësi, do të kërkojmë llogari për çdo masakër”, tha Deliu

Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti ka thënë se në vazhdimësi do të kërkojnë drejtësi për krimet çnjerëzore që Serbia i ka kryer ne Kosovë.

“Të pushkatuar me pothuajse te gjithë burrat dhe djemtë e rinj në Rezallë, më 5 prill të vitit 1999 nga forcat shtetërore të Serbisë u rrëmbyen e groposën në varreza masive në Kizhevak e Rudincë të Serbisë, por e vërteta nuk mund të groposet e mbulohet në varreza masive, këto varre këtu janë e vërteta, janë dëshmi e gjenocidit të Serbisë në Kosovë. Kemi obligim që të bëjmë të gjithë sa mundemi e dimë që t’i premë rrugën drejtësisë së munguar për krimet çnjerëzore të kryera nga forcat policore serbe dhe ushtria jugosllave gjatë luftës në Kosovë. Të dashur familjarë jemi bashkë për të nderuar sot dëshmorët e martirët e për të mos lejuar harresën dhe mizoritë që ndodhen, jemi gjithmonë bashkë në betejën për të vërtetën dhe drejtësinë, nuk do të ndalemi derisa të sjellim drejtësi për ta”, deklaroi Kurti.

Ceremonia e varrimit është bërë nga Komuna e Skenderajt, kryetari i së cilës, Bekim Jashari tha se këto arkivole janë arkiva e cila argumenton se kush ishin kriminelët e luftës.

“Këto masakra, këto arkivole, dhe këto komplekse memoriale janë arkiva e cila argumenton vazhdimisht dhe në çdo kohë se kush ishin kriminelët dhe vrasësit në këtë luftë të pabarabartë dhe të imponuar. Ne ishim viktima, ne ishim në të drejtën tinë, në vendin tonë, në tokën tonë të shenjtë, fatkeqësisht edhe pse pas kaq vitesh shteti serb ende nuk ka dhënë përgjegjësi ndërkombëtare për gjenocidin e bërë ndaj popullit tonë. Akoma kriminelët e kësaj masakre dhe masakra të tjera anë e kënd Kosovës nuk kanë dalë para drejtësisë. Drejtësia vendore dhe ajo ndërkombëtare duhet njëherë e mirë me kriminelët e vërtetë, ata edhe sot e kësaj dite enden të lirë dhe pa u ndëshkuar për krimet e tyre. Kurse si për ironinë e fatit, në Gjykatën Speciale në Hagë padrejtësisht po mbahen e gjykohen ata të cilët i dolën në ballë kësaj barbarie, luftëtarët e lirisë. Ne vazhdojmë të besojmë fuqishëm në pafajësinë e tyre”, ka thënë Jashari.

Për ish-pjesëtarët e UÇK-së që janë në Hagë, Jashari tha që presim të kthehen ballëhapur si fitimtarë. Komuna e Skenderajt i ka ndarë mirënjohje Arsim Gërxhaliut për kontribut në çështjen e të pagjeturve.

Në atë që njihet si Masakra e Rezallës ushtria e policia serbe kishin ekzekutuar 98 shqiptarë, ndër të cilët kishte pleq e të rinj, banorë të Tezallës dhe të fshatrave përreth, ku 44 prej tyre pastaj i kanë zhdukur./kp

 

RELATED ARTICLES
- Advertisment -

Most Popular

Recent Comments