Ministria e Shëndetësisë, sipas të dhënave nga Instituti Kombëtar i Shëndetësisë Publike të Kosovës, informon si më poshtë.
Në 24 orët e fundit janë dhënë 12.144 doza të vaksinës kundër COVID-19.
Prej fillimit të vaksinimit në të gjitha qytetet e Kosovës janë dhënë 1.432.135 doza të vaksinës.
Deri më sot 608.939 qytetarë janë vaksinuar me dozën e dytë.
Nga 2.870 testime, 40 qytetarë kanë rezultuar pozitiv me virusin COVID-19.
Gjatë 24 orëve të fundit, nuk është shënuar asnjë rast i vdekjes.
Sot janë shëruar 149 qytetarë, derisa numri i përgjithshëm i të shëruarve është 156.182.
Në total numri i rasteve aktive është 1.226.