Kosova do të përballet me Gjeorgjinë në “Fadil Vokrri” të martën nga ora 20:45.
Kombëtarja e Kosovës sot do të përballet me Suedinë si mysafire, ndërsa tre ditë më vonë më 11 tetor e pret në shtëpi Gjeorgjinë.
Në vendimet e fundit të Qeverisë së Republikës së Kosovës në ndeshjet e futbollit mund të jenë të pranishëm vetëm 30% e kapacitetit të stadiumit.
Mirëpo, ky numër nuk është i mjaftueshëm për tifozët e Kosovës ‘Dardanët’ të ciët i kanë bërë thirrje Minstrisë së Shëndetësisë që të lejojë kapacitetin e plotë të stadiumit për duelin me Gjeorgjinë.
Ishte kryetari i ‘Dardanëve’, Luli Berisha që përmes një postimi ka bërë të ditur kërkesen e tyre.
Ky është postimi i plotë i kryetarit të tifo-grupit ‘Dardanët’ në llogarinë e tij në Facebook.