Monday, November 25, 2024
HomeLajmeKosovaKryetari i Mitrovicës së Veriut: VV-së s’po i konvenon ikja e kosovarëve...

Kryetari i Mitrovicës së Veriut: VV-së s’po i konvenon ikja e kosovarëve jashtë shtetit, po merret me serbët

Kryetari i Mitrovicës së Veriut, Milan Radojeviq,  ka vazhduar me fjalorin propagandistik të tij, duke përmendur sërish bllokimin e rrugëve në Jarinje dhe Bërnjak.

 

Ai thotë se tek serbët ka ende “një ndjenjë shqetësimi” për atë se cilat mund të jenë lëvizjet e ardhshme të institucioneve të Kosovës, shkruan lajmi.net.

“Vetëm shtatë ditë më parë, protestat përfunduan, njësitë speciale u tërhoqën. Duhet të pranoj se ka ende një ndjenjë shqetësimi në mesin e njerëzve dhe ata ende po mendojnë për protestat që ishin dhe cilat mund të jenë lëvizjet e ardhshme të Prishtinës”, tha ai.

Madje ai thotë se shumë kosovarë po duan të largohen nga vendi i tyre, dhe se sipas tij edhe gjendja epidemiologjike në vend nuk është e mirë.

Ai thotë se kjo nuk po i shkoin për shtati Vetëvendosjes.

“Këto janë të gjitha gjëra që nuk shkojnë në favor të partisë në pushtet në pushtet në Prishtinë, dhe devijimi i vëmendjes nga ato tema bëhet më së miri kur vëmendja drejtohet kundër serbëve dhe popullit serb në Kosovë dhe Metohi”, thotë ai.

RELATED ARTICLES
- Advertisment -

Most Popular

Recent Comments