Rastet me COVID-19 në Kosovë kanë shënuar rënie të theksuar. Po ashtu edhe vdekjet kanë dukshëm në ditët e fundit.
Gjatë ditës së premte u raportuan vetëm 25 raste të reja të infektimit, ndërsa u shënua vetëm një viktimë.
“Nga 2.370 testime, 25 qytetarë kanë rezultuar pozitiv me virusin COVID-19. Gjatë 24 orëve të fundit, janë shënuar 1 raste të vdekjes. Sot janë shëruar 362 qytetarë, derisa numri i përgjithshëm i të shëruarve është 156.033. Në total numri i rasteve aktive është 1.335”, thuhet në raportin e fundit të MSh-së.