Tifozëria e flaktë e Mitrovicës, “Torcida”, si duket po del hapur në përkrahje të Bedri Hamzës për kryetar në mënyrë të organizuar.
Ish-udhëheqësi i “Torcidës”, Shefqet Begu dhe dhjetëra anëtarë të kësaj tifozërie që sonte kanë shpërndarë disa fjali të himnit të tyre me sloganin e Bedri Hamzës “Bashkë për Mitrovicën”.
“Të gjithë jemi vëllezër, jemi me Torcidën
Të gjithë ne ju duam, sikur MITROVICËN…”, është strofë e himnit të Torcidave. Ndërsa, “Bashkë për Mitrovicën” është slogani i Hamzës në garën për kryetar të Mitrovicës.
Ndryshe, tifozëria “Torcida” është një prej grupeve të para të tifozërisë në Kosovë.