Doruntinë Maloku e LDK’së është e bindur se kjo parti do të rikthejë pushtetin në Podujevë. Madje ajo pret që fitorja të arrihet qysh në rundin e parë.
Nëpërmjet një shkrimi në llogarinë e saj në Facebook, Maloku ka shprehur përkrahjen për Ekrem Hysenin.
“Dr. Ekrem Hyseni do të jetë kryetari i ri i Podujevës. Me t’parën dhe bindshëm!’, shkroi Maloku në Facebook.
Aktualisht kryetar i Podujevës është Shpejtim Bulliqi i VV’së.