Sunday, November 24, 2024
HomeBotaGjermani: Dyfishim i incidenteve antisemitike

Gjermani: Dyfishim i incidenteve antisemitike

Akuzat e këngëtarit Gil Ofarim ndaj një hoteli në Leipzig kanë rikthyer në fokus çështjen e antisemitizmit. Një sondazh i fundit tregon se numri i përgjithshëm i incidenteve është rritur në mënyrë dramatike.

Shoqata Federale e Qendrave Kërkimore dhe Informuese për Antisemitizmin (RIAS) njofton për një rritje masive të incidenteve antisemitikeme sfond teorish konspirative dhe komploti. Gjatë pandemisë së koronës janë shfaqur pretendime se hebrenjtë po përhapnin virusin për të kontrolluar botën, tha këshilltarja e RIAS për arsimin, Tanja Kinzel, gjatë një forumi në Bon. Po ashtu mbështetësit e miteve konspirative i hedhin poshtë masat kundër Coronës, sepse dyshojnë se pas tyre fshihet ndikimi i hebrenjve.

Symbolbild Jugend Gewalt Rassismus Antisemitismus

Mes mesit të marsit dhe mesit të qershorit 2021, RIAS regjistroi rreth 750 incidente antisemitizmi modern. Rreth 400 prej tyre lidheshin me Coronën. Në krahasim me vitin e kaluar numri i përgjithshëm i incidenteve pothuajse u dyfishua, tha Kinzel.

Imazhe armiqësore

E ngarkuara për antisemitizmin në landin Nordrhein-Westfalen, Sabine Leutheusser-Schnarrenberger, paralajmëroi kundër ndërveprimit të miteve të komplotit dhe armiqësisë ndaj hebrenjve. “Në situata të vështira dhe komplekse siç është pandemia, pasiguritë dhe frika rriten,” tha ajo. “Imazhet për armikun dhe motivet e vjetra të komplotit ndeshin në terren pjellor.”

Alte Synagoge Essen | Ausstellung 1700 Jahre jüdisches Leben in Deutschland

Drejtoresha e Qendrës Anne Frank, Veronika Nahm, kujtoi sulmin antisemitik para dy vitesh në Halle. Mitet konspirative mund të kenë pasoja vdekjeprurëse, paralajmëroi ajo.

Sipas një sondazhi të fondacionit Hans Böckler thuajse një ndër pesë të punësuar në Gjermani priret ndaj miteve konspirative, vë në dyshim rrezikshmërinë e virusit korona dhe i kritikon tërësisht masat mbrojtëse të pandemisë. Teoritë konspirative janë më të përhapura në radhët e njerëzve me të ardhura të pakëta ose me arsim shkollor të ulët.

RELATED ARTICLES
- Advertisment -

Most Popular

Recent Comments