Monday, November 25, 2024
HomeLajmeKosovaKriza energjetike globale, po prekë edhe Ballkanin Perëndimor

Kriza energjetike globale, po prekë edhe Ballkanin Perëndimor

Rritja e çmimeve të gazit dhe energjisë elektrike në Evropë, është sinjal për prodhuesit dhe konsumatorët dhe zyrave që të ulin termostatet dhe të kursejnë lëndët djegëse në këtë dimër. Brenda një periudhe të shkurtë, Evropa do të ketë probleme me sigurimin e gazit të mjaftueshëm sepse prodhimi I tij është I limituar dhe ka mungesë në të gjithë botën.

Nga kjo nuk mbeti pa u prekur edhe Qeveria e Shqipërisë e cila sot ka shpallur emergjencën në furnizimin e energjisë elektrike, transmeton Indeksonline.

“Ekspertët mendojnë se kriza do të jetë prezente me kulmin e saj deri në mesin e vitit të ardhshëm. Edhe pas kapërcimit të kulmit, çmimet nuk do të kthehen aty ku ishin më parë. Ajo që na takon është të mbrojmë konsumatorët tanë”, ka thënë kryeministri Edi Rama.

Në këtë mes, nuk mbeti pa u prekur edhe Greqia, e cila po harton plan të posaçëm, në prag të krizës ndërkombëtare energjetike.

Prej rreth një muaj, ky shtet i ka kushtuar rëndësi të veçantë informimit mbi pasojat për buxhetin familjar, jo vetëm si rezultat i pandemisë por edhe ndryshimeve klimaterike, e sidomos mënyrës së organizimit të brendshëm të kompanisë energjetike “DEH”.

Sipas analizave që kanë bërë, Qeveria Greke ka reaguar shpejt në ripërshtatjen e asistencave, me masa të reja për kategori të caktuara konsumatorësh.

Ministri i Financave, Christos Staikuras ka folur hapur në publik për diskutimet e brendshme qeveritare dhe paketën e trefishtë të asistencës për korrentin, naftën për ngrohje dhe gazin për ngrohje, në prag të dimrit.

Sipas Staikuras, së shpejti do të publikohet vendimi ndërministror përkatës, i firmosur nga ministria e Ekonomisë dhe Financave dhe ministria e Energjetikës, menjëherë pas miratimit të Fondit të Posaçëm për fazën e Tranzicionit të Energjisë. Konsumatorët do të informohen zyrtarisht për kriteret e caktuara dhe do të aplikojnë në platformën elektronike të posaçme nga 15 tetor 2021. Furnizimi me lëndë djegëse për ngrohje në Greqi starton gjithashtu në të njëjtën periudhë.

Greqia aplikon prej vitesh uljen në energjinë elektrike për ‘kË” të caktuar, në familjet me buxhet të ulët, asistencë për naftën për ngrohje, sipas zonës së vendbanimit, ndërsa dy vitet e fundit është përfshirë edhe asistenca për gazin natyral për ngrohje, pas përqindjes së lartë të furnizimit të shtëpive në vend.

Kryeministri Kyriakos Mitsotakis ka deklaruar në Panairin Ndërkombëtar të Selanikut, në shtator, se ulja e kostos së energjisë për konsumatorët e përfshirë në kategoritë me të ardhura vjetore të ulta do të fillojë nga llogaria e ardhshme e korrentit, shtator-dhjetor 2021 (kjo pasi në Greqi matjet janë 4-mujore).

Lëvizjet energjetike, kanë filluar edhe në Hungari, ku çmimi I megavatit të rrymës në tregun hungarez të energjisë elektrike – HUPX, është rritur nga 230 euro në 323 euro.

Për energjinë ‘bazë’ në tregun hungarez çmimi është më i ulët. Për energji bazë çmimi ishte 197.30 euro për megavat, ndërsa nga 7 tetori ky çmim është 270.93 euro.

Në tregun e shkëmbimit të rrymës në Austri – EXAA, këto cmime edhe më të larta. Si shembull, sot cmimi për energjinë bazë dhe të pikut në tregun e Austrisë është rreth 293.37 euro për megavat, respektivisht, 333.05 euro për megavat.

“Pikëpamja për furnizimin kryesor me energji, ngrohjen dhe energjinë elektrike është vënë në pikëpyetje për rajonin e Evropës Lindore dhe Azisë Qendrore, pavarësisht nga roli dhe pozicionimi i fundit i Rusisë dhe Azisë Qendrore si një furnizues i madh e kryesor i Evropës Lindore ashtu dhe i asaj Perëndimore. Në sajë të një baze burimore thelbësore, rajoni si i tërë do të përballet me një krizë energjetike nëse investimet që arrijnë deri në 3 trilion dollarë nuk bëhen në 20 vitet e ardhshme, sikurse raportohet nga raporti i Bankës Botërore.”

Kësaj situate nuk po i shpëton as Britania e Madhe, e cila ka nisur furnizimin me karburant si një përpjekje për të zgjidhur krizën energjetike të vendit.

Sipas këtij trendi, ku efekti i krizës energjetike po vërehet edhe në shtete të forta, normalisht që edhe Kosova nuk mund t’i ikë një krize të tillë sepse edhe ne jemi pjesë e këtij sistemi. Qeveria bashkërisht me të gjitha institucionet vartëse të energjetikës në vend duhet të bëjnë sa më parë një strategji se si duhet të menaxhohet kjo çështje, në të kundërtën, rritja e çmimeve të energjisë do të jetë e pashmangshme.

RELATED ARTICLES
- Advertisment -

Most Popular

Recent Comments