Afër 1 milion e 430 mijë vaksina kundër COVID-19 janë administruar në Kosovë deri tash.
Nga to, mbi 600 mijë persona janë vaksinuar me të dyja dozat, gjithsej 606.496.
Sipas të dhënave zyrtare të 24 orëshit të fundit, një person ka vdekur si pasojë e COVID-19 dhe 25 raste të reja janë regjistruar.
Raste aktive me koronavirus janë 1.335.