Saturday, November 23, 2024
HomeBotaPamje dramatike nga spitalet në Rumani, ku vaksinimi është i ulët

Pamje dramatike nga spitalet në Rumani, ku vaksinimi është i ulët

Rumania, shtet me rreth 19 milionë banorë, e ka shkallën e dytë më të ulët të vaksinimit kundër Covid-19 në BE, me vetëm 34 për qind të të rriturve të vaksinuar plotësisht, në krahasim me mesataren e BE-së prej 74 për qind.

Radio “Evropa e Lirë” sjell pamje nga repartet e kujdesit intensiv, ku po trajtohen pacientët me Covid-19 në shtetin e Evropës Lindore. Mjekët thonë se shumica e pacientëve janë të pavaksinuar.

“Është shumë e qartë se spitalet dhe njësitë emergjente janë të sulmuara, të stërngarkuara nga pacientët me Covid-19”, tha shefi i vaksinimit në Rumani, Valeriu Gheorghita, duke shtuar se rritja e numrit të pacientëve i lë anash nevojat tjera për kujdes shëndetësor.

Elisabeta Balaita, punëtore shëndetësore në repartin e kujdesit intensiv në një spital rumun, thotë: “Nga këndvështrimi im, janë dy momente jashtëzakonisht të vështira. Shkon në shtëpi dhe kurrë s’e harron shikimin e atij personi që po dështon në respirator, që të shikon në sy dhe s’mund të marrë frymë, është një shikim që nuk e harron.”

“Momenti i dytë, shumë i vështirë, është kur duhet të bësh telefonatë dhe t’i tregosh familjes se nuk ishte e mundur”, shtoi ajo.

Numri i rasteve ditore ka “shpërthyer” gjatë javës së kaluar, duke arritur në nivel rekord prej më shumë se 15.000 rastesh e mbi 300 të vdekurish në ditë.

Rumania ka kërkuar ndihmë nga Mekanizmi për Mbrojtje Civile i Bashkimit Evropian. Presidenti i Rumanisë, Klaus Iohannis, zhvillimet e javës i quajti “katastrofë”.

RELATED ARTICLES
- Advertisment -

Most Popular

Recent Comments