Sunday, November 24, 2024
HomeLajmeKosovaAmbasada e Britanisë së Madhe ka një lajm të mirë për kosovarët

Ambasada e Britanisë së Madhe ka një lajm të mirë për kosovarët

Ambasada e Britanisë së Madhe në Kosovës ka dhënë një lajm të mirë për kosovarët që duan të shkojnë në këtë shtet.

Përmes një postimi në faqen zyrtare, ambasada ka bërë me dije se nga 11 tetori, kosovarët që janë të vaksinuar plotësisht s’do të kenë nevojë të izolohen dhe se s’do të ju nevojiten testet PCR.

“Nga e hëna e 11 tetorit, qytetarëve nga Kosova që janë të vaksinuar plotësisht nuk do t’iu duhet të izolohen dhe s’do të ju nevojitet testi PCR për të hyrë në Britaninë e Madhe.

Çertifikatat e vaksinës të lëshuara nga Qeveria e Kosovës do të pranohen si prova të vaksinimit”, thuhet në njoftim.

Kosova së fundmi ka shënuar rënie të numrit të rasteve të reja me koronavirus.

Pas mëse dy muajsh gjatë 24 orëve të fundit Kosova nuk ka regjistruar asnjë viktima nga kjo sëmundje, ndërkaq janë regjistruar edhe 30 raste të reja me koronavirusin e ri.

Deri të enjten, në Kosovë janë dhënë mbi 1.4 milionë vaksina kundër koronavirusit.

Mbi 588.000 qytetarë janë vaksinuar plotësisht me nga dy doza

RELATED ARTICLES
- Advertisment -

Most Popular

Recent Comments