Kryetari i Komunës së Prishtinës, Shpend Ahmeti, ka njoftuar se ka filluar dhënia e vërtetimeve për qytetarët të cilët kanë qenë me Covid-19.
Ahmeti ka shpërndarë në Facebook njoftimin në të cilin bëhet e ditur se vërtetimi vlen vetëm për personat që kanë qenë të diagnostikuar me Covid-19 në 180 ditët e fundit para publikimit të njoftimit.