Monday, November 25, 2024
HomeLajmeKosovaUran Ismaili tregon si do ta ndalë kaosin e veturave në Prishtinë

Uran Ismaili tregon si do ta ndalë kaosin e veturave në Prishtinë

Uran Ismaili, kandidat i PDK’së për kryetar të Prishtinës ka prezantuar në Pressing planin e tij për kryeqytetin. Thotë se është kundër parkingjeve të mëdha brenda qytetit, pasi në këtë mënyrë ftohen makinat në Prishtinë.

“Unë jam kundër investimit të parkingjeve të mëdha në qendër të Prishtinës sepse kështu po i ftojmë veturat’, thotë Ismaili.

“Unë çka kam parë për parkingje, është parkingje jashtë Prishtinës. Pra, për mua është shumë me rëndësi që ne mos të bëjmë parkingje brenda Prishtinës. Unë e kam bërë një plan në të cilin parkingjet janë jashtë Prishtinës”, shtoi ai.

“Prishtina sot i ka 80 mijë makina të vetat e 130 mijë vijnë nga jashtë. Kjo e fut Prishtinën në një kaos të madh të cilin ne s’mundemi me e qetësuar. Është e domosdoshme që ne me ndalë këtë rrejshën e jashtme dhe këto parkingje me i pa si mundësi që këta 130 mijë që vijnë, nga kahja që vijnë ta kenë parkingun e vetë dhe ta kenë një autobus që i sjell në qendër. Me biletat e parkingut është më e lirë se me vendos me lënë në Prishtinë në një vendparking me qira dhe merr biletën gratis”, shpjegoi ai.

RELATED ARTICLES
- Advertisment -

Most Popular

Recent Comments