Policia e Kosovës ka dhënë detaje në lidhje me një grabitje që ka ndodhur sonte në një barnatore në Prishtinë.
Zëdhënësja e Policisë së Kosovës për rajonin e Prishtinës, Flora Ahmeti ka thënë se grabitja është raportuar të ketë ndodhur rreth orës 19:40.
Ajo ka thënë se grabitja është kryer nga një person.
“Rreth orës 19:40 është raportuar për një grabitje të ndodhur në një barnatore në rrugën “Gustav Majer” në Prishtinë. Pas marrjes së informacionit policia ka dalë në vendngjarje dhe bazuar në informacionet e para dyshohet që grabitja të jetë kryer nga një person i dyshuar. Policia ka iniciuar një hetim lidhur me rastin”, ka thënë Ahmeti.