Saturday, November 23, 2024
HomeLajmeKosovaSiguria e lartë e Mbrojtjes së Afërt ndaj presidentes Osmani

Siguria e lartë e Mbrojtjes së Afërt ndaj presidentes Osmani

Në një ceremoni zyrtare të mbajtur në sheshin ‘Ibrahim Rugova’, presidentja e sapozgjedhur e vendit  Vjosa Osmani ka pranuar detyrën zyrtare nga Kryetari i Kuvendi të Kosovës, Glauk Konjufca.

Pas kësaj ceremonie të mbajtur në sheshin e kryeqytetit Osmani ka vazhduar me disa takime të aranzhuara e më pas për homazhe tek varri i ish-presidenti të vendit, Ibrahim Rugova.

Ajo çfarë binte në sy gjatë gjitha lëvizjeve të Osmanit sot ishte prania e madhe e pjesëtarëve të Mbrojtjes së Afërt nga Policia e Kosovës të cilët përkujdeseshin për sigurinë e saj.

Dhjetëra pjestarë të Policisë së Kosovës qëndruan gjatë gjithë kohës në afërsi të Osmanit dhe kësisoj e bënin sigurinë e saj edhe më të madhe.

Duhet përkujtuar që Vjosa Osmani u zgjodh Presidente e Kosovës të dielën mbrëmë në një seancë të jashtëzakonshme të zhvilluar në Kuvendin e Kosovës.

Në sallën e Kuvendit ku ishin të pranishëm mbi 80 deputetë, Vjosa Osmani arriti që të marrë 71 vota pro, ndërsa pati 11 abstenime gjithsej nga deputetët të cilët zgjodhën që të votonin.

Edhe pse për disa vite Osmani qëndroi në Lidhjen Demokratike të Kosovës dhe pati disa funksione të rëndësishme brenda saj, më pas e njëjta drejtoi edhe Kuvendin e Kosovës.

Por zhvillime të shumta në jetën e saj politike pati gjatë kohës së fundi. Osmani kandidoi në kuadër të listës së Lëvizjes Vetëvendosje në zgjedhjet e 14 shkurtit ku mori mbi 300 mijë vota.

Pas kësaj Osmani hapur u deklarua si kandidate për presidente të vendit dhe kësisoj arriti që të vendoset në krye të institucionit më të rëndësishëm të shtetit të Kosovës.

Prej tash e tutje Osmani ka një mandat 5 vjeçar në krye të këtij institucioni i cili më parë drejtohej nga Hashim Thaçi.

Thaçi për shkak të situatës së krijuar në kuadër të gjyqësisë së Speciales vazhdon të gjendet në Hagë.

RELATED ARTICLES
- Advertisment -

Most Popular

Recent Comments