Monday, November 25, 2024
HomeSportU21: Kosova humbet ndaj Çekisë, Shqipëria triumfon ndaj Andorrës

U21: Kosova humbet ndaj Çekisë, Shqipëria triumfon ndaj Andorrës

Kosova U21 dhe Shqipëria U21 kanë luajtur ndeshjet e tyre ndaj Çekisë U21, respektivisht Andorrës U21, në kuadër të grupit G të kualifikmeve për evropianin e të rinjëve.

 

Kosova U21 është mposhtur nga Republika Çeke U21 me rezultat minimal 1-0 në “Fadil Vokrri”.

Golin vendimtar të ndeshjes për mysafirët e shënoi mbrojtësi i djathtë, Gabriel, në minutën e 38-të.

Në anën tjetër Shqipëria U21 ka arritur fitore ndaj Andorrës U21, me rezultat 2-0.

Golin e parë e shënoi Ernest Muçi në minutën e 36-të, gjersa i dyti erdhi në fund të takimit përsëri nëpërmjet Muçit.

Tabelës aktuale i prin Republika Çeke U21 e cila kryeson me nëntë pikë të mbledhura, gjersa Anglia U21 renditet e dyta me gjashtë pikë të mbledhura, duke llogaritur ndeshjen që është duke e fituar ndaj Sllovenisë U21.

Shqipëria U21 renditet e treta me gjashtë pikë, me një ndeshje më shumë sesa Anglia, gjersa Kosova U21 pozicionohet e katërta me tre pikë të mbledhura, aq sa ka edhe Sllovenia U21.

RELATED ARTICLES
- Advertisment -

Most Popular

Recent Comments