Saturday, November 23, 2024
HomeUncategorizedKërkohet heqja e orës policore dhe maskës, këto janë masat që u...

Kërkohet heqja e orës policore dhe maskës, këto janë masat që u diskutuan sot

Kryetarët e komunave sot kanë mbajtur takim virtual me ushtruesen e detyrës së ministrit të Shëndetësisë, Dafina Gexha-Bunjaku, me të cilën kanë diskutuar situatën me Covid-19 masat e reja.

Para takimit me Asociacionin e Komunave të Kosovës, Gexha-Bunjaku ka takuar grupin e Ekspertëve Shëndetësorë dhe përfaqësuesit e Institutit Kombëtar të Shëndetësisë Publike të Kosovës, për të vlerësuar situatën dhe masat e deritanishme anti-Covid.

Sipas një njoftimi të AKK-së, bëhet e ditur se vlerësimi i përgjithshëm është që të vazhdojnë edhe për dy javë masat aktuale.

“Andaj vlerësim i përgjithshëm është që këto masa të vazhdojnë edhe për dy javët e ardhshme sidomos tani që ka nis shkolla dhe kemi fushatën për zgjedhjet lokale me 17 tetor”, thuhet në njoftim.

 

 

AKK ka kërkuar që një ditë pas zgjedhjeve të mos mbahet mësimi, por të dezinfektohen shkollat, pasi aty do të bëhet procesi i votimit.

Po ashtu, është kërkuar maska të mos mbahet në rastet kur një person është duke ecur i vetëm në rrugë.

“Në anën tjetër Asociacioni i Komunave të Kosovës kërkoi që me datën 18 tetor (një ditë pas zgjedhjeve të 17 tetorit – ditën e zgjedhjeve lokale) të mos mbahet mësimi por të dezinfektohen shkollat meqë aty pritet të mbahen votimet dhe atë me buxhet të siguruar nga niveli qendror për komunat meqë mjetet komunale në shërbime dhe mallra janë në limite të vogla. Po ashtu u kërkua që në ambiente të jashtme të lejohet tubimi deri në 50 persona të vaksinuar si dhe të hiqen maskat kur një person vetëm është duke ecur”,, thuhet në njoftim.

Kryetarët e komunave kanë kërkuar të hiqet ora policore.

“Po ashtu nga Kryetarët e Komunave u kërkua që të shikohet mundësia e heqjes së orës policore dhe të vazhdojë furnizimi i Komunave me barna esenciale”, ka njoftuar AKK.

RELATED ARTICLES
- Advertisment -

Most Popular

Recent Comments