Kryetarët e Komunave kanë mbajtur një takim virtual me Ministren në detyrë të Shëndetësisë Dafina Gexha-Bunjaku ku është diskutuar situatën lidhur me situatën e përballjes me COVID-19, me theks të veçantë për zbatimin e masave dhe vlerësimin e situatës së deritashme.
Ministrja Bunjaku ka informuar kryetarët e komunave me situatën e tashme me pandeminë dhe sidomos aktivitetet ndër-institucionale kundër kësaj pandemie.
Ministrja Bunjaku tha se ka pasur takime me Grupin e Ekspertëve Shëndetësor dhe përfaqësuesit e Institutit Komubëtar të Shëndetit Publik (IKSHP) për të vlerësuar situatën dhe masat e deritashme si dhe kanë pranuar raportin javor.
Sa i përket vaksinimit, Gexha-Bunjaku njoftoi se deri tani për moshat mbi 16 vjet janë vaksinuar 67.5% e popullatës me dozën e parë dhe 47.6% me dozën e dytë.
Në anën tjetër ka një rënie dhe stabilizim të situatës me infeksionet dhe përhapjen me virusin e pandemisë COVID-19.
“Andaj vlerësim i përgjithshëm është që këto masa të vazhdojnë edhe për dy javët e ardhshme sidomos tani që ka nis shkolla dhe kemi fushatën për zgjedhjet lokale me 17 tetor. Ministrja Bunjaku kërkoi edhe nga Inspektoratet dhe Policia që të sforcojnë aktivitetet në zbatimin e masave kundër kësaj pandemie të cilat janë në fuqi.Në këtë takim, Kryetarët e Komunave dhe përfaqësuesitë tjerë komunalë të pranishëm në këtë takim online me Ministrin e Shëndetësisë paraqiten edhe sfidat dhe nevojat aktuale që janë në komunat e Kosovës me theks në çështjet e vaksinimit dhe furnizimit me barna shëndetësore”, thuhet në njoftimin për media.
Në anën tjetër Asociacioni i Komunave të Kosovës kërkoi që me datën 18 tetor (një ditë pas zgjedhjeve të 17 tetorit – ditën e zgjedhjeve lokale) të mos mbahet mësimi por të dezinfektohen shkollat meqë aty pritet të mbahen votimet dhe atë me buxhet të siguruar nga niveli qendror për komunat meqë mjetet komunale në shërbime dhe mallëra janë në limite të vogla. Poashtu u kërkua që në ambiente të jashtme të lejohet tubimi deri në 50 persona të vaksionuar si dhe të hiqen maskat kur një person vetëm është duke ecur.
Poashtu nga Kryetarët e Komunave u kërkua që të shikohet mundësia e heqjes së orës policore dhe të vazhdoj furnizimi i Komunave me barna esenciale.