Pas shqyrtimit të raportit financiar të Radiotelevizionit të Kosovës për periudhën korrik-shtator 2021, Komisioni për Buxhet, Punë dhe Transfere nuk ka miratuar këtë raport.
Gjatë arsyetimit të këtij raporti, drejtori i përgjithshëm i RTK, Ngadhnjim Kastrati ka thënë se kanë ulur shpenzimet për 100 mijë euro, për këtë periudhë.
Derisa deputetët e pozitës patën një varg kritikash për këtë raport.
Derisa, deputeti nga VV, Eman Rrahmani ka thënë se ka një rritje të numrit të të punësuarve në periudhën e fundit.
Numri të punësuare, siç tha drejtori i RTK-së, Kastrati nuk ka ndryshuar që nga viti 2019, ose nuk ka pasur rritje.
Për shfrytëzimin e veturave zyrtare në transmetuesin publik, deputeti Visar Korenica ka kritikuar menaxhmentin për mos evidentimin e vlerës së saktë të shpenzimeve. Derisa në raport është thënë se kjo është e pamundur të evidentohen.
Deputeti Rrahmani ka ngritur shqetësimin e tij për shpenzimet e mëdha për mbeturina nga RTK-ja./KP/