Ish-kandidati i Lëvizjes Vetëvendosje për kryetar të Komunës së Mitrovicës, Fehmi Ferati, ka drejtuar akuza të rënda ndaj VV-së në këtë komunë.
Përmes një postimi në Facebook, Ferati ka thënë se janë duke u shpërndarë para për blerje të votave.
“Në lagjen e romëve në Mitrovicë po shpërndahen para për blerje votash poashtu edhe në lagje tjera të varfëra ‘Tunel i parë’ e ‘Dy Korriku’. Listës së familjeve të varfëra që kanë aplikuar për strehim në shtëpitë e ndërtuara nga shoqata ‘Jetimat e Ballkanit’ në bashkëpunim me Komunën poashtu po u premtohen ‘zgjidhje problemi’ me votim”, ka shkruar ndër të tjerash Ferati.
Ai i ka quajtur këto veprime si “kandidaturë e pistë kriminale”.
Edhe pse nuk e ka përmendur emrin e partisë apo kandidatit për të cilin e ka fjalën, Ferati i ka kthyer përgjigje një qytetari që i ka kërkuar publikimin e emrave, mbiemrave dhe partive, në mënyrë që të njoftohet publiku.
“Jo se po më hidhërohen VV-ja në Mitrovicë”, është përgjigjur Ferati, që ka lënë të kuptohet se është fjala për Vetëvendosjen e cila është duke udhëhequr në Komunën e Mitrovicës me kryetarin aktual, Agim Bahtirin, i cili njëherësh është edhe kandidat i kësaj partie për zgjedhjet lokale të 17 tetorit.
Postimi i plotë i Fehmi Feratit: