Sunday, November 24, 2024
HomeLajmeKosovaKlinaku: Është dashur që edhe unë të jem në Hagë bashkë me...

Klinaku: Është dashur që edhe unë të jem në Hagë bashkë me Nasimin e Hysnin

Sot kur ka filluar gjykimi ndaj ish-kryetarit të OVL-UÇK-së, Hysni Gucati dhe nënkryetarit Nasim Haradinaj në Gjykatën Speciale në Hagë, kreu i OVL UÇK-së, Faton Klinaku, shprehet se edhe ai është dashur të ishte sot në Hagë.

Këtë deklaratë, Klinaku e ka bërë në profilin e tij në Facebook “edhe unë është dashur që të jem atje prej fillimi bashkë me shokët Hysni Gucati dhe Nasim Haradinaj”, ka shkruar ai.

Tutje, Klinaku ka thënë se në këtë situatë do të duhej të kishte arrestime të prokurorëve.

“Ndërsa, për shkak të daljes së skandaleve të tyre dhe mos hetimit të kësaj çështje, do të duhej që të ketë arrestime të prokurorëve”, ka shkruar ai.

Postimi i plotë i Klinakut:

Hysni Gucati e Nasim Haradinajt janë deklaruar të pafajshëm kur janë pyetur sot nga kryetari i trupit gjykues.

RELATED ARTICLES
- Advertisment -

Most Popular

Recent Comments