Monday, November 25, 2024
HomeBotaPedofilit të dyshuar i gjenden materiale naziste në vlerën e 3 milionë...

Pedofilit të dyshuar i gjenden materiale naziste në vlerën e 3 milionë eurove

Policia në Rio de Janeiro të Brazilit tha të mërkurën se ka gjetur materiale dhe armë naziste, që besohet se e kanë vlerën e tre milionë eurove. Këto materiale u gjetën në banesën e një burri brazilian të dyshuar për dhunimin e një personi të mitur.

Policia civile e qytetit brazilian tha se ka gjetur më shumë se 1.000 gjësende në shtëpinë e të dyshuarit 58-vjeçar, emri i të cilit nuk është publikuar, përfshirë uniforma naziste, piktura, fotografi të Adolf Hitlerit, flamuj e medalje të Rajhut të Tretë. Policia gjeti edhe armë e municion të asaj periudhe.

Këto gjëra u gjetën pasi policia shkoi në shtëpinë e të dyshuarit për të zbatuar një fletarrestim nën dyshimin se burri kishte dhunuar një të mitur dhe kishte abuzuar me fëmijë të tjerë në banesën e tij në perëndim të qytetit. I dyshuari është akuzuar edhe për armëmbajtje pa leje dhe diskriminim racor.

Policia gjeti edhe një dokument nazist në shtëpinë e të dyshuarit.

“Ai është burrë i mençur dhe i artikuluar, por e mohon Holokausitn, është homofob, pedofil dhe thotë se i ndjek homoseksualët. Unë nuk jam mjek, por mua më duket se është një psikopat i çmendur”, tha hetuesi kryesor në këtë rast, Luis Armond.

Hetuesi tha se i dyshuari ka prejardhje nga një familje e pasur e investitorëve dhe ka gjasë që e ka përdorur trashëgiminë e tij për ta ndërtuar koleksionin e pasur. Sipas tij, një uniformë naziste e rangut të lartë kushton rreth 250.000 euro.

Policia po i heton lidhjet e mundshme të të dyshuarit me nazistët dhe me grupet tjera të së djathtës ekstreme. Hetuesi policor tha se për gjësendet e gjetura në banesën e të dyshuarit nevojitet një muze.

RELATED ARTICLES
- Advertisment -

Most Popular

Recent Comments