Në Shërbimin Spitalor Klinik dhe Universitar të Kosovës, në trajtim spitalor janë 139 pacientë, si pasojë e Covid-19.
Në raportet e klinikave Covid-19 dhe spitaleve të përgjithshme, rezulton se nga 139 pacientët që po marrin trajtim mjekësor, 86 janë më oksigjeno-terapi dhe 10 në gjendje të rënduar shëndetësore, në kujdes intensiv mjekësor.
Numri i pacientëve sipas klinikave COVID-19 dhe spitaleve të përgjithshme
Klinika Infektive, 28 pacientë
Klinika Infektive II ( Mjekësi Sportive) 10 pacientë
Klinika e Pulmologjisë, 27 pacientë post-covid-19
Mjekimi Intensiv në Klinikë Infektive, 7 pacientë
Spitali i Prizrenit, 8 pacientë
Spitali i Gjakovës, 8 pacientë
Spitali i Pejës, 15 pacientë
Spitali i Gjilanit, 9 pacientë
Spitali i Vushtrrisë, 1 pacient
Spitali i Mitrovicës, 10 pacientë
Spitali i Ferizajt, 17 pacientë.