Monday, November 25, 2024
HomeLajmeKosovaHyseni: Drejtorin aktual në Gjilan e kemi pa asnjë ditë në arsim

Hyseni: Drejtorin aktual në Gjilan e kemi pa asnjë ditë në arsim

Kandidati i Lëvizjes Vetëvendosje për kryetar të Gjilanit, Alban Hyseni ka folur për programin e partisë së tij në rast të qeverisjes në komunën e Gjilanit pas zgjedhjeve të 17 tetorit.

Hyseni në DPT te Fidani ka thënë se ndryshime do të bëhen sidomos në fushën e Arsimit.

“Programi jonë ndërlidhet secila pikë me tjetrën. Drejtorin aktual e kemi pasë pa asnjë ditë në arsim. Drejtori i Arsimit duhet të jetë njeri i fushës së arsimit me përvojë. Ndryshe nuk mund të ketë zhvillim të arsimit Përzgjedhja e drejtorëve nuk mund të bëhet përmes preferencave politike”, ka thënë Hyseni.

Hyseni tha se kjo komunë ka probleme bazike në arsim duke filluar nga infrastruktura e shkollave.

Ai tha se shumë shkolla në Gjilan që nuk janë në gjendje të mirë fizike për nga ndërtimi.

RELATED ARTICLES
- Advertisment -

Most Popular

Recent Comments