Më herët, ajo ka këshilluar kundër udhëtimit në 32 shtetet dhe rajonet në fjalë, për shkak të koronavirusit, edhe pse ato vende nuk kanë qenë në të ashtuquajturën listë të kuqe.
Zyra e Jashtme britanike tha se ndryshimi i politikës pason “përmirësimin e shëndetit publik në shumë vende” dhe “zvogëlimin e rrezikut për shtetasit britanikë”.
Në Kosovë, situata me koronavirus është përmirësuar javëve të fundit.
Të mërkurën, Ministria e Shëndetësisë e Kosovës raportoi për një viktimë nga koronavirusi dhe 41 raste të reja të të infektuarve.
Për krahasim, në muajin gusht, numri i viktimave nga koronavirusi në Kosovë disa herë ka kaluar 30 në ditë.
Të enjten, Qeveria britanike pritet të shpallë ndryshime edhe në listën e kuqe, ku aktualisht ndodhen 54 vende.
Në listën e kuqe janë ato vende që Qeveria britanike thotë se nuk duhet të vizitohen – ”përveç në rrethanat më të jashtëzakonshme” – për shkak të situatës së tyre me koronavirus.