Tuesday, November 26, 2024
HomeBotaZbutet Franca, do ta kthejë ambasadorin edhe në Australi

Zbutet Franca, do ta kthejë ambasadorin edhe në Australi

Franca do ta dërgojë ambasadorin e vet në Australi për t’i “ridefinuar” raportet, pasi Canberra hoqi dorë nga marrëveshja për blerjen e nëndetëseve franceze, duke shkaktuar përplasje diplomatike.

Muajin e kaluar, Australia nënshkroi pakt të sigurisë me Shtetet e Bashkuara dhe Britaninë e Madhe me qëllim të ruajtjes së ndikimit të Perëndimit në rajonin e Paqësorit, shkruan BBC.

Kështu, Australia i dha fund marrëveshjes 65-miliardëshe me Francën për të siguruar teknologji amerikane të nëndetëseve me energji bërthamore. Parisi e cilësoi këtë veprim “thikë në shpinë”.

Kryeministri australian, Scott Morrison, ka thënë se presidenti francez, Emmanuel Macron, ka refuzuar që t’i përgjigjet në telefon. Edhe ministri australian i Tregtisë është shmangur nga homologu francez.

Sidoqoftë, ministri francez i Punëve të Jashtme, Jean-Yves Le Drian, tha të mërkurën se vendi i tij do të nisë nga fillimi në marrëdhëniet me Australinë, por kjo nuk do të ketë ndikim në përkushtimin e Francës për të mbetur e angazhuar në Paqësor.

Ndryshe, Australia tashmë ka shpenzuar mbi 900 milionë dollarë në programin francez dhe pritet të paguajë së paku 288 milionë dollarë si dëmshpërblim për shkeljen e kontratës.

RELATED ARTICLES
- Advertisment -

Most Popular

Recent Comments