Mes emrave në listën e skandalit të Pandora Papers nuk figuron drejtpërdrejtë ai i Vladimir Putinit, por ka shumë burra e gra pranë presidentit rus që rezulton të kenë shmangur taksat në mënyrë flagrante.
Mes tyre është edhe Svetlana Krivonogikh, e cila brenda pak vitesh ka arritur të grumbullojë një pasuri përrallore, duke blerë jahte, apartamente e vila nga Moska në Shën Petërburg që kapin shifrën e 100 milionë dollarëve.
Në listat e Pandora Papers figuron dhe emri i kryeministrit çek Andrej Babis, i cili nuk ka deklaruar një investim offshore për blerjen e një vile më shume se 20 milionë dollarë në jugun e Francës. Në dokumente përmendet dhe kompania turke e Ilicak Ronesans Holding, përgjegjëse për ndërtimin e pallatit presidencial të shumë përfolur me 1150 dhoma për presidentin e Turqisë Rexhep Tayyip Erdogan