Gjashtë persona janë lënduar pas një aksidenti që ka ndodhur pas mesnatës në udhëkryqin tek Katedralja në Prishtinë.
Zëdhënësja e Policisë së Kosovës për Rajonin e Prishtinës, Flora Ahmeti, ka bërë të ditur se aksidenti ka ndodhur mes dy automjeteve.
“Sot rreth orës 00:10, në udhëkryqin pranë Katedrales në Prishtinë, ka ndodhur një aksident rrugor në mes dy automjeteve në lëvizje. Si pasojë e aksidentit lëndime trupore kanë pësuar 6 persona. Personat e lënduar janë dërguar për trajtim të nevojshëm mjekësor, ndërkohë që me rastin po merret njësiti i trafikut”, ka thënë Ahmeti.