Tuesday, November 26, 2024
HomeLajmeKosovaHaziri: Kurti bëri hapa prapa me dialogun dhe refuzimin e gazit

Haziri: Kurti bëri hapa prapa me dialogun dhe refuzimin e gazit

Kryetari i Gjilanit, Lutfi Haziri, ka kritikuar kryeministrin Albin Kurti. Kritikat më të mëdha, Haziri i ka për dialogun dhe refuzimin e projektit amerikan për gazin.

“Unë mendoj se z.Kurti po shpërfaqë politikën e tij të një hap para dhe dy hapë prapa. Vendimet e shtetit nëse shkojnë në këtë format atëherë ne do të shkojmë drejt një vendnumërimi politik dhe të mos merremi me zgjidhjen e problemit”, thotë Haziri.

“Hapi i parë prapa për mua është dialogu dhe gazi”, shtoi ai.

“Vendosja e reciprocitetit përkundër që është një marrëveshje e vendosur më 2016 i negociuar, i pajtuar dhe i mos zbatuar dhe pritej të fillonte”, tha Haziri.

“Kjo puna e gazit…energjia në Kosovë nuk është duke u trajtuar seriozisht në Kosovë tash e 20 vjet. Ne në momentin që e kemi larguar terrin prej përditshmërisë tonë me politikën e blerjes së rrymës kemi rrënuar projekte milionëshe për energjinë tonë”, shtoi Haziri.

 

 

 

RELATED ARTICLES
- Advertisment -

Most Popular

Recent Comments